Dallojmë lloje të ndryshme të foljes:
Foljet ndihmëse (kam dhe jam) dhe gjysmëndihmëse (mund, duhet…);
Foljet kalimtare dhe jokalimtare. Kalimtare janë ato që kanë një kundrinor, ndërsa jokalimtare janë ato që nuk kanë kundrinor. Foljet kalimtare ndahen në: kalimtare të drejta, ato që kanë një kundrinor të drejtë dhe në kalimtare të zhdrejta, ato që kanë një kundrinor të zhdrejtë.
Foljet pavetore ( atoqëtregojnënjëdukuri atmosferike ..p.sh.vetëtimë, bubullimë etj.) dhe njëvetore (ato që kanë vetëm vetën e tretë ..p.sh.bie shi-ai bie…).
Format e pashtjelluara të foljes janë:
• Pjesorja: punuar;
• Paskajorja: për të punuar;
• Përcjellorja: duke punuar;
• Mohorja: pa punuar;
-Foljet e parregullta:
• Foljet e parregullta temën e së kryerës së thjeshtë dhetëpjesorese kanëkrejttëndryshmengatema e trajtës përfaqësuese (t.e t.p. shoh-t.e s.kr.thj. pashë-t.e pj.parë).
-Foljet e rregullta:
• Quhen kështu ngase kalojnë rregullisht nga një kohë në tjetrën (shikoj – shikoja – shikova – shikuar).
• Folja këpujore:
• Shërben për të vënë lidhje pjesën kryesore të kryefjalës me kallëzuesorin e kryefjalës, pra shërben si këpujë. Folja këpujore bazë ka foljen jam (është).