×
Cilat gjuhë të huaja mësohen më së shumti në Evropë?!

Gjuha angleze vazhdon të mbetet gjuha e huaj më e popullarizuar në Evropë. Sidoqoftë, në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian, mësimi i gjuhëve të tjera është gjë mjaft e zakonshme.

Kthyer në përqindje, gjuha angleze mësohet në 97.9 për qindtë shkollave fillore në shtetet e BE-së. Pas saj radhiten gjuha frënge me 33.4për qind, gjuha gjermane me 23.3 për qind dhe gjuha spanjolle me 16.9 për qind.

Dukshëm më pak mësohen gjuha ruse, me vetëm 2.5 për qind,dhe gjuha italiane me 1.3 për qind.

Holanda dhe Luksemburgu përbëjnë rast të veçantë, sepse në këto shtete gjuha angleze nuk është gjuha që mësohet më së shumti në shkolla.

Dallime ka edhe mes shteteve veç e veç. Për shembull, nëFinlandë, 92 për qind e nxënësve e mësojnë gjuhën suedeze, ndërsa në Suedi, 43për qind e nxënësve e mësojnë gjuhën spanjolle.

Gjuha gjermane mësohet më shumë në vendet e Ballkanit dheshtetet fqinje të Gjermanisë, përfshirë Danimarkën, Poloninë dhe Çekinë. Kjogjuhë mësohet si gjuhë e dytë e huaj edhe në Slloveni, Kroaci, Serbi dheMaqedoni Veriore.

Gjuha ruse mësohet si gjuhë e dytë e huaj në shtetet baltike, përfshirë Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, si dhe në Bullgari, shkruan “Free Europe”,

Kërko në blogjet tona

Shkarkoni aplikacionin tonë

Ofrojmë platformën tonë edukative Download on the App Store Get it on Google Play
×

Cakto nivelin tënd!

Qendra jonë ofron test falas për përcaktimin e nivelit të gjuhës angleze dhe të gjuhës gjermane.