×
Kohët e foljes në gjuhën shqipe
Kohët themelore të foljes janë  e tashmja, e shkuara, e ardhmja.

E tashmja tregon diçka që bëhet tani.
Fryn erë dhe bie shi.

E shkuara ka pesë nëndarje: e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e kryera që shprehin veprime të kryera para çastit kur flasim dhe më se e kryera dhe e kryera e tejshkuar që shprehin veprime para një çasti të caktuar të së shkuarës:
Frynte erë dhe binte shi.
Kishte fryrë erë dhe kishte rënë shi.

E ardhmja ka dy kohë të ardhmen
dhe të ardhmen e përparme.
E ardhmja shpreh një veprim që pritet të kryhet pas çastit kur flasim ose që do të kryhet në të ardhmen:
Do të bjerë shi.
E ardhmja e përparme shpreh një veprim që pritet të kryhet para një veprimi tjetër në të ardhmen:
Kur do të ktheheni ju, unë do t\'i kem mbaruar detyrat.

Përveç përdorimeve themelore kohët kanë edhe përdorime të tjera më të veçanta.

Kohët e foljeve janë: të thjeshta dhe të përbëra.

Të thjeshta janë e tashmja, e pakryera,
e kryera e thjeshtë dhe e ardhmjaAto formohen kryesisht me mbaresa që i shtohen foljes: mëso-j, mëso-n, mëso-j-a, mëso-je, mëso-v-a, mëso-v-e

Kohët e përbëra janë:
e kryera ( kam mësuar ),
më se e kryera ( kisha mësuar ),
e kryera e tejshkuar ( pata mësuar ),
e ardhmja e përparme ( do të kem mësuar ).
Këto formohen me ndihmën e foljeve ndihmëse.

Kërko në blogjet tona

Shkarkoni aplikacionin tonë

Ofrojmë platformën tonë edukative Download on the App Store Get it on Google Play
×

Cakto nivelin tënd!

Qendra jonë ofron test falas për përcaktimin e nivelit të gjuhës angleze dhe të gjuhës gjermane.