×
Çfarë rëndësie ka gjuha angleze sot?

Gjuhë zyrtare në 79 vende dhe territore, e folur nga më shumë se 1.5 miliardë njerëz, dominon 80% të asaj që shkruhet në internet dhe ka marrë sot statusin akademik të “latinishtes”- kjo padyshim e bën gjuhën angleze sot gjuhën e komunikimit ndërkombëtar. Anglishtja është gjuha e studentëve. Rrëfimi i studenteve shqiptare që studiojnë në Europë: Si na hapi dyert komunikimi. Si u bë anglishtja gjuha më e folur në botë, rëndësia që ka në studime, art, politikë etj.?!


Gjuha është burimi ynë primar i komunikimit. Është metoda përmes së cilës ne ndajmë idetë tona dhe mendimet me të tjerët. Madje disa njerëz thonë se është pikërisht gjuha ajo që na diferencon ne nga kafshët dhe na bën humanë.


Ka me mijëra gjuhë në këtë botë. Shtetet kanë gjuhën e tyre kombëtare në varësi të gjuhës lokale të folur dhe të kuptuar nga njerëzit e tyre, në rajone të ndryshme. Disa gjuhë fliten nga miliona njerëz, të tjerat vetëm nga mijëra.


Pse duhet të mësosh anglisht?


Anglishtja ishte fillimisht gjuha e Anglisë, por gjatë përpjekjeve historike të Mbretërisë Britanike është bërë gjuha e parë ose e dytë e ish-kolonive britanike, siç janë: SHBA-ja, Kanadaja, Australia dhe India.


Momentalisht, anglishtja është gjuha primare jo vetëm e shteteve të prekura nga imperializmi britanik, por e shumë sferave të biznesit dhe kulturore të dominuara nga këto shtete. Është gjuha e Hollivudit, si dhe gjuha e bankave ndërkombëtare dhe të biznesit. Si e tillë, është një gjuhë e nevojshme për t’u mësuar.


Anglishtja është gjuha e përbashkët ndërkombëtare


Ekzistojnë disa faktorë, të cilët e bëjnë gjuhën angleze të domosdoshme për të komunikuar në kohën e sotme. Së pari, është gjuha e huaj më e zakonshme. Kjo do të thotë se dy njerëz që vijnë nga shtete të ndryshme, si për shembull një meksikan dhe një suedez, zakonisht përdorin anglishten si gjuhën e përshtatshme për të komunikuar mes tyre.


Pra, çdo person duhet të flasë anglisht, nëse dëshiron të ketë kontakte të një niveli ndërkombëtar. Duke e folur anglishten, do të keni një ndihmesë të madhe për të komunikuar me njerëz nga vende të ndryshme të botës, jo vetëm anglishtfolëse.


Anglishtja dhe edukimi


Anglishtja është shumë esenciale dhe në fushën e edukimit. Në shumë vende, fëmijët mësohen dhe inkurajohen për të mësuar anglishten si një gjuhë të dytë.


Edhe në shtetet ku nuk ka një gjuhë zyrtare, siç është Hollanda ose Suedia, ne mund të gjejmë shumë programe mësimore në shkencë dhe inxhinieri, të cilat janë të shkruara në anglisht.


Kjo ndodh sepse është gjuha dominante në shkencë, në shumë kërkime shkencore dhe studime që ju gjeni në çdo fushë të dhënë shkence, do të jetë e shkruar në këtë gjuhë gjithashtu.


Në nivel universitar, studentët në shumë shtete, i mësojmë pothuajse të gjitha lëndët e tyre në anglisht, në mënyrë që të krijohet një material më i aksesueshëm për studentët ndërkombëtarë.


Interneti dhe shtypi


Pjesa më e madhe e website-ve në internet, janë shkruar dhe krijuar në anglisht. Madje dhe sitet në gjuhë të tjera, të japin opsionin e përkthimit të site-it. Është gjuha primare e shtypit. Ka më shumë gazeta dhe libra të shkruar në anglisht se sa në një gjuhë tjetër dhe pa patur rëndësi se në cilin vend të botës je, ke mundësinë për t’i gjetur këta libra dhe gazeta. Për shkak se është një gjuhë mjaft dominante në komunikimin ndërkombëtar, do të mund të gjesh shumë informacion për sa i përket çdo subjekti që kërkon, nëse e flet këtë gjuhë.


Burimet lehtësojnë mësimin e anglishtes


Edhe pse shumë njerëz mendojnë se anglishtja është një gjuhë e vështirë dhe konfuze, ajo në fakt është gjuha më e thjeshtë në botë për t’u mësuar, pasi ka shumë burime në dispozicion. Sapo të vendosësh që dëshiron ta mësosh, ka me mijëra burime në internet dhe librari. Nuk iu referohem vetëm mësimeve dhe librave gramatikore. Ti mund t’i shtosh mënyrës tradicionale të të mësuarit materiale dhe programe televizive për fëmijë dhe libra. Ju sugjeroj të shikoni sa më shumë televizor që të mundeni, sigurisht në anglisht dhe me titra anglisht dhe ju do të jeni në gjendje të bisedoni në anglisht për pak kohë.


Udhëtimi dhe biznesi


Me një komunikim dhe kuptim të mirë të anglishtes, ti mund të udhëtosh në të gjithë botën. Kjo sepse është gjuha ndërkombëtare për të gjithë të huajt dhe të ndihmon shumë në çdo cep të botës. Mund ta testoni atë nga agjencitë e udhëtimeve online. Në çdo site për rezervim udhëtimesh ju do të gjeni edhe opsionin e rezervimit në gjuhën angleze.

Aftësitë tuaja në anglisht do t’ju ndihmojnë në çdo ndërmarrje biznesi që zgjidhni të ndiqni. Nëse vizitoni disa zyra, kompani, organizata qeveritare, apo qoftë kompanitë inxhinierike, do të shihni rëndësinë e anglishtes. Çdo kompani e madhe, e punëson stafin profesional vetëm pasi sigurohet se njerëzit që po punëson janë vërtet të mirë në anglisht. Kompanitë, të cilat duan të funksionojnë në nivel ndërkombëtar, e konsiderojnë stafin e tyre të miredukuar vetëm nëse janë anglishtfolës të mirë, si dhe nëse shkruajnë dhe lexojnë shkëlqyeshëm në anglisht.


Gjuha e Hollivudit


Të gjithë e dinë që Hollivudi është në Shtetet e Bashkuara, si dhe të gjitha industritë më të mëdha televizive dhe muzikore e kanë bazën atje. Siç përmenda dhe më sipër, televizioni dhe filmat janë një mundësi e mirë për të praktikuar anglishten tuaj nëse sapo keni filluar ta mësoni. Për më tepër njohja e anglishtes mund të sjellë argëtimin tuaj personal me filmat, emisionet televizive dhe lojërat e shumta. Nëse një ditë do të dëshironi të punoni në industrinë e argëtimit, anglishtja është mëse esenciale.

Të gjithë ata që nuk janë në dijeni për rëndësinë e gjuhës angleze duhet të fillojnë ta mësojnë, sepse do të vijë një kohë kur gjithçka do të kuptohet, flitet dhe do të shkruhet në anglisht. Në shumë mënyra, ajo kohë është tashmë këtu. Vazhdo përpara, shiko disa media dhe krijo një ide të gjuhës. Nuk do të mbetesh i zhgënjyer.


4 fakte pse anglishtja është gjuha më e madhe në botë:


Më e folura- Anglishtja është gjuhë zyrtare në 79 vende dhe territore;

Ka më shumë fjalë- 615.000 fjalë, janë të përfshira në Fjalorin Anglez të Oksfordit;

Ka folësit më të shumtë- mbi 1.5 miliardë njerëz flasin anglisht, kur përfshin edhe folësit jo amtarë. Është gjuha e tretë më e folur pas gjuhës kineze, spanjolle, nëse numëron vetëm folësit amtarë;

Është dominante- Mbi 80% e gjithçkaje të shkruajtur në internet është në anglisht. Anglishtja është gjuha zyrtare për aviacionin dhe navigacionin.

 


Burimi:www.businessmag.al

Kërko në blogjet tona

Shkarkoni aplikacionin tonë

Ofrojmë platformën tonë edukative Download on the App Store Get it on Google Play
×

Cakto nivelin tënd!

Qendra jonë ofron test falas për përcaktimin e nivelit të gjuhës angleze dhe të gjuhës gjermane.