Mjetet e formimit të trajtës së shumësit te emrave në gjuhën e sotme letrare janë të larmishme.
Në përgjithsi, trajta e shumësit formohet me anë mbaresash. Nga këto më të përdorshmet janë: -ë, -a, -e, p.sh.: anëtarë, grurë, lekë, shoferë, etj.; dema, fusha, kodra, pëllumba, vegla etj.; aksione, fise, kombe, shtete, etj.
Një vend të rëndësishëm ndër mjetet e formimit të shumësit zënë edhe mbaresat -nj e -ra, p.sh.: arinj, mullinj, penj, heronj, ftonj, etj.; dhjamëra, fshatra, mallra, ujëra etj.
Një numër emrash e kanë trajtën e shumësit të njëllojtë me trajtën e njëjësit, p.sh.: një nxënës-shumë nxënës, një mësues-shumëmësues, një ditë-shumë ditë, një kala-shumë kala, një ide-shumë ide, një shtëpi-shumë shtëpi, një lagje-shumë lagje, një depo-shumë depo etj.
Disa emra e formojnë trajtën e shquar të shumësit duke pësuar ndërrime tingujsh në temën e tyre. Ndërrimet kryesore janë: a>e, e>i, k>q, g>gj, ll>nj, r>j.
Një pjesë nga këta emra marrin edhe një mbaresë, p.sh.: breg-brigje, rrezik-rreziqe, kunat-kunetër, etj;
kurse të tjerët nuk marrin mbaresë: dash-desh, mik-miq, plak-pleq, kungull-kunguj, bir-bij etj.
Për shkak të ndikimit të dialekteve ose të varianteve letrare të mëparshme, për disa tipa emrash në gjuhën e folur e në gjuhën e shkruar nganjëhërë ndeshen ende dy ose më shumë trajta shumësi, p.sh.: oficera e oficerë, xhepa e xhepe, nxënës (trajtë pa mbaresë) e nxënësa, dardhë, gjurmë (trajta pa mbaresa) e dardha, gjurma etj. Në këto raste zakonisht, vetëm njëra nga trajtat është në pajtim me normën e sotme letrare, ndërsa trajta tjetër nuk është normative dhe duhet mënjanuar nga përdorimi letrar.
SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË
5- E formojnë shumësin rregullisht me mbaresën -ë emrat mashkullorë që dalin me:
-ac: kupacë, përtacë, tullacë etj.;
-aç: gungaçë, gjembaçë, kulaçë, trazovaçë, (por ilaç-ilaçe)
-af: çarçafë, fotografë, paragrafë, etj.;
-ak: binjakë, fshatarakë, fusharakë, kapakë, rosakë, ushtarakë, etj.;
-aq: hutaqë, shkataraqë, etj.;
-ash: balashë, gjumashë, larashë, etj.;
-eç: gjyveçë, kryeneçë etj.;
-ek: byrekë, direkë, dyfekë, dyshekë, fishekë, hendekë, lejlekë, mjekë etj;
-en: hostenë, kapitenë, legenë, sejmenë, sergjenë, etj. (bëjnë përjashtim: beden-bedena, liqen-liqene)
-ik: akademikë, calikë, diabetikë, historikë, ibrikë, klerikë, romantikë, zhapikëetj. (por: armik-armiq)
-in: beduinë, kofinë, latinë, pinguinë, qefinëetj.;
-ist: aksionistë, aktivistë, artistë, ballistë, futbollistë, çiklistë, kapitalistë, specialistë, sportistë, turistë, etj.;
-ok: maçokë, malokë, misërokë, patokë, shokëetj.;
-or: agresorë, ambasadorë, banorë, dëshmorë, fjalorë, frymorë, profesorë, punëtorë, traktorë, vaporë etj.
(por: auditor-auditore, kor-kore, korridor-korridore);
-osh: baloshë, barkorë, mjekrorë, trimorë, etj. (bëjnë përjashtim: kosh-kosha, djalosh-djelmosha);
-ot: despotë, himarjotë, patriotë, suljotë etj. (bën përjashtim lot, që e ka shumësin njësoj si njëjësin, por në trajtën e shquar lot-ët);
-tar: çlirimtar, këngëtarë, lojtarë, luftëtarë, shkrimtarëetj.;
-tor: fajtorë, konsumatorë, kultivatorë, muratorë, punëtorë etj.;
-uk: bishtukë, kopukë etj.
Fjalët e mësipërme formojnë shumësin me mbaresën -ë, edhe në rast se përdoren si mbiemra në gjininë mashkullore p.sh.: djem binjakë, shkrimtarë romantikë, nxënës punëtorë etj.
E formojnë trajtën e shumësit me mbaresën -ë edhe të gjithë mbiemrat e tjerë të panyjshëm mashkullorë, që dalin me fundoret e mësipërme, p.sh. dredharakë, artistikë, çamarrokë etj. (Fundore quhet tingulli ose tingujt e fundit të fjalës që shërbejnë si tipar klasifikues a karakterizues i saj).
6- E formojnë shumësin përgjithësisht me mbaresën -ë emrat mashkullorë që dalin me :
-(i)an: aeroplanë, evropianë, fazanë, filxhanë, fizikanë, gjerdanë, jargavanë, jorganë, havanë, hidroplanë, historianë, kazanë, luanë, matematikanë, partizanë, politikanë, republikanë, sahanë, shandanë, shejtanë, timpanë, tiganë, tiranë, etj.;
-ar: barbarë, detarë, fshatarë, hambarë, kalendarë, këpucarë, korçarë, skenarë, ushtarë, etj.;
-ec: dordolecë, guralecë, memecë, mistrecë, pijanecëetj.;
-er: berberë, fenerë, frigoriferë, kaloriferë, oficerë, shoferë etj.;
-ir: Ilirë, vampirë, zinxhirë etj.;
-ol: gogolë, kaqolë, etj.;
-on: bidonë, timonë, vagonë etj.;
-un: bastunë, majmunë, pirunë, sapunë, spiunë etj.
Me mbaresën -ë e formojnë trajtën e shumësit edhe mbiemra mashkullorë që dalin me fundoret e mësipërme, p.sh.: djalosharë, grindavecë, barkalecë etj.
Një numër emrash që dalin me të njëjtat fundore si emrat e mësipërm nuk e formojnë shumësin me mbaresën -ë po me -a ose me -e. Më poshtë po shënojmë më të përdorshmit prej tyre.
Me mbaresën -a:
-an: mana, patëllxhana;
-ec: bishtaleca, karkaleca, kastraveca, keca, speca;
-on: gramafona, magnetofona, mikrofona, telefona (dhe të gjitha fjalët e huaja të përbëra, që kanë si gjymtyrë të dytë -fon), kupona, napolona;
-ol: gola, stola;
-un: çuna, zhguna.
Me mbaresën -e:
-an: divane, duhane, dyqane, hane, karvane, mejdane, oqeane, organe, plane, stane, tavane, vullkane (të gjithë emrat me -an që e formojnë shumësin me mbaresat -a ose -e, nuk shënojnë frymorë.
-ar: honorare, orare, pazare, qilare, seminare, tipare, thesare, visare, zare etj.
-ec: kotece;
-er: dikastere, karaktere, mermere, mindere, mistere, etj.;
-ir: hire, manastire, panaire;
-on: ballkone, ciklone, elektrone, frone, hone, hormone, kone, protone, sallone, shabllone, zakone;
-un: kanune.
7- Emrat që dalin me -al, -ant, -at, -az, -el, -ent, -ez, -id, -it, -ont,
si rregull , e formojnë shumësin me mbaresën -ë, kur shënojnë frymorë, dhe me -e (ndonjëherë me -a), kur nuk shënojnë frymorë:
-al à -ë admiralë, gjeneralë, intelektualë, vandalë, vasalë etj.;
-al à -e centrale, festivale, ideale, kanale, karnavale, korale, kristale, lokale, male, materiale, minerale, etj.
(por: kuintalë)
-ant à -ë aspirantë, elefantë, diversantë, gjigantë, kursantë, maturantë etj.;
-ant à -e diamante, restorantë, variantë etj.;
-at à -ë argatë, delegantë, diplomantë, kroantë, labeantë, vlonjantë etj. (kunatë - kunetër)
-at à -e agregate, aparate, atentate, fosfate, kampionate, kate, kombinate, pallate, silikate, shpate etj. (por: shtrat - shtretër)
-az à -ë matrapazë, xhambazë etj.;
-az à -e kafaze, pullaze etj.;
-el à -ë dembelë, kriminelë, teveqelë etj. (por: harabela);
-el à -e akuarele, duele, hotele, pastele, tunele, zabele, etj.;
-el à -a bela, çengela, gjela, tegela etj.;
-ent à -ë agjentë, asistentë, docentë, elementë, klientë, studentë etj.;
-ent à -e aksidente, argumente, bazamente, dokumente, eksperimente, elemente (kimike), fermente, fragmente, instrumente, komente, kontinente, etj. ;
-et à -ë atletë, dasaretë-t, deputetë, etj. (por personalitete);
-et à -e dete, fakultete, marifete, qytete, shtete, tërmete, etj. (por magnetë, planetë);
-ez à -ë berlinezë, borgjezë, kinezë, vietnamezë etj
-ez à -e qymeze, trapeze etj. (por: breza);
-id à -ë heraklidë-t, invalidë etj.;
-id à -e hibride, okside, romboide etj.;
-ier - jer à -ë artiljerë, aventurierë, brigadierë, infermierë, inxhinierë, karrocierë, magazinierë, portierëetj.;
-ier - jer à -e kantiere, kuartiere etj.;
-it à -ë gjirokastritë, komitë, parazitë, petritë etj.;
-it à -e boksite, deficite, fosforite, grafite, pirite, suficite,
etj. (por: satelitë, shirita);
-ont à -ë kontë, rinocerontë, etj.;
-ont à -e fronte, horizonte etj.;
Emrat që mbarojnë me -il, -oz, e formojnë shumësin me mbaresën -ë, kur shënojnë frymorë, dhe me -a, kur nuk shënojnë frymorë:
-il à - ë civilë, katilë, kopilë;
-il à -a fitila, kandila, karafila, trëndafila etj. (por: idile)
-oz à -ë bajlozë, karagjozë, marangozë, tifozë etj.;
-oz à -a kavanoza, mitraloza, rrogoza, etj. (por : lloze)
Mbiemrat mashkullorë te panyjshëm që dalin me fundoret e përmendura në këtë paragraf e formojnë shumësin me mbaresën -ë, idealë, normalë, italianë, injorantë, dembelë, kriminelë, tekanjozë, vitaminozë etj.