Nëse di disa gjuhë në ditët e sotme, të caktohet menjëherë termi intelekual! Por, të gjithë e dimë se sa përkushtim, vullnet dhe kohë kërkon studimi i gramatikës, sidomos në rastin e gjuhëve të vështira për t’u mësuar. Sipas statistikave, kjo gjermanishtja është ndër gjuhët më të folura në botë.
Shkrimtari i njohur Mark Twain, në esenë e tij “Gjuha e tmerrshme gjermane” nga 1880,ndan zhgënjimin për procesin e të mësuarit me lexuesit e tij. Por së shpejti do të vini re se ka shumë arsye të mira për të mësuar gjermanisht – dhe se në të vërtetë do ta shijoni atë.
#1. Pajisuni me kulturë gjermane në një nivel të avancuar
Gjermania njihet si vendi i shkrimtarëve dhe mendimtarëve. Nuk është vetëm vendi i Goethe, Schiller dhe Nietzsche – ka shumë vepra të rëndësishme kulturore dhe shkencore të cilat janë gjermane. Nëse jeni në një nivel të avancuar do të jeni në gjendje të shijoni ligjërata të tilla mahnitëse si “Vdekja në Venecia” nga Thomas Mann ose “Metamorphosis” nga Franz Kafka në versionin origjinal.
#2. Sfidoni veten
Duhet të keni dëgjuar jo pak njerëz të cilët thonë se studimi i gjermanishtes është mjaft sfidues dhe kjo e bën atë edhe më interesante. Imagjinoni një fjalë me 63 shkronja – duhet të jetë gjermane, apo jo? Saktësisht: Rindfleischetikettierungsüberwachungsaufgabenübertragungsgesetz ka qenë fjala më e gjatë në këtë gjuhë (që do të thotë: etiketimi dhe delegimi i rregullores për ligjin e mbikqyrjes së biftekut). Megjithatë edhe politikanët e gjetën këtë kombinim fjalësh mjaft të çmendur. Ata e shfuqizuan këtë ligj dhe prandaj fjala u vjetërsua. Por imagjinoni sikur të mësoni fjalë të tilla gjatë qëndrimit tuaj Au Pair në Gjermani dhe të ktheheni në shtëpi duke i habitur të gjithë me aftësitë tuaja gjuhësore.
#3 Aktivizoni memorien dhe qelizat e trurit
Të mësosh një gjuhë të re është gjithmonë një proces pozitiv dhe ndihmues në shumë aspekte. Por studimi i gjermanishtes me të vërtetë aktivizon një pjesë të trurit tuaj. Duke filluar me tre artikuj të ndryshëm dhe katër shembuj gramatikorë, së shpejti do të zbuloni se ka më shumë përjashtime sesa rregulla në këtë gjuhë. Por mos u shqetësoni: për të komunikuar me vendasit nuk keni nevojë të dini çdo detaj të vetëm – gjermanët do të jenë ende në gjendje t’ju kuptojnë.
#4 Vizitoni vende të jashtëzakonshme për të praktikuar gjermanisht
Ndërsa mendoni të mësoni gjermanisht, mund të konsideroni një qëndrim Au Pair në Gjermani. Megjithatë keni disa mundësi zgjedhjesh. Keni menduar një Au Pair në Austri, Zvicër, Belgjikë ose Luksemburg? Ju madje mund të udhëtoni në Mallorca dhe kështu edhe përmirësoniaftësitë tuaja pasi shumë gjermanë jetojnë atje. Sidoqoftë nuk jeni të kufizuar vetëm në Evropë sepse mund të gjeni kudo njerëz që flasin gjermanisht.
#5 Hapje e mundësive të reja
Gjermanishtja mund të jetë një hapëse portash për në Evropë dhe shumë rajone të tjera të botës. Përveç kësaj, me një njohuri të përparuar të gjermanishtes mund të udhëtoni pa qenë të kufizuar edhe në pikat e nxehta turistike si Berlini, Mynihu, Hamburgu ose Këlni. Meqenëse Gjermania është në një pozicion të shkëlqyeshëm ekonomik, ka edhe shumë mundësi interesante për punë. Sigurisht që ju mund të punoni si një Au Pair, por nëse jeni të interesuar për ndonjë fushë tjetër, një Au Pair mund të jetë mundësia perfekte për të mësuar fillimisht gjuhën dhe për t’u rikthyer më vonë punës në një fushë emocionuese.