×
GJINIA, TRAJTA DHE RASA E EMRIT - Gjuhë shqipe

GJINIA, TRAJTA DHE RASA E EMRIT


-emrat në shqipe ndryshojnë jo vetëm në numër, por edhe sipas gjinive, rasave e trajtave.

Gjinia

-emrat në gjuhën shqipe ndahen në tri gjini: gjinia mashkullore, gjinia femërore dhe gjinia asnjanëse, kryesisht ata me nyjë të përparme.

-për çdo shqipfolës nuk është i vështirë dallimi i gjinisë së emrave.

-problem përbëjnë disa emra gjinish të ndryshme që kanë të njëjtën formë, si dhe disa emra që ndërrojnë gjininë në shumës.

Emrat mashkullorë që ndërrojnë gjininë në shumës

-Disa klasa emrash mashkullorë në shumës e ndërrojnë gjininë, gjë që duket nga përcaktorët që marrin, d. m. th. mbiemrat dhe përemrat që i shoqërojnë, në shumës vihen në gjininë femërore.

E ndërrojnë gjininë në shumës

a)emrat mashkullorë që e bëjnë shumësin me prapashtesën –e:

mal i lartë – male të larta, këto male; mendim i drejtë – mendime të drejta, ato mendime;

(Shih f. 53 – RMemushaj, “Shqipja standarde”)

b)emrat mashkullorë që e bëjnë shumësin me prapashtesën –ra:

fshat malor – fshatra malore, mall i shtrenjtë – mallra të shtrenjta, ujë i zi – ujëra të zeza, vaj lubrifikues – vajra - lubrifikuese, pleh azotik – plehra azotike etj.

Emra me temë të njëjtë për të dyja gjinitë

Emrat homonimë të mëposhtëm shumësin e bëjnë në mënyra të ndryshme:

(Shih f. 54)



Trajta dhe rasa e emrit

-Emrat në shqipe përdoren në trajtë të pashquar dhe në trajtë të shquar; në secilën trajtë emri del në pesë forma të ndryshme rasore. Si formohet trajta e shquar e emrit në njëjës dhe në shumës? Si ndryshojnë emrat e shqipes në rasa qoftë në trajtë të pashquar, qoftë në trajtë të shquar?

-Ja disa rregulla të ndryshimit të emrave sipas trajtave e rasave:

1.Emrat pa ndërrime gjatë lakimit kanë një temë të njëjtë për të dyja trajtat njëjësit e për të gjitha rasat, së cilës i shtohen mbaresat rasore përkatëse.

2.Emrat me ndërrime në njëjësin e pashquar dalin me dy tema: njëra është tema e përbashkët e emërores dhe e kallëzores, kurse tjetra tema e përbashkët e gjinores, e dhanores dhe e rrjedhores.

Emërore, kallëzore Gjinore, dhanore, rrjedhore

emër     emr-i

mulli     mullir-i

krua     kro-i

vëlla     vëlla-i

dhe     dhe-u

punë     pun-e

zemër     zemr-e

krye     kre-u

të ngrohtë    të ngroht-i

3.emrat me ndërrime në njëjësin e shquar dalin, me fare pak përjashtime, me një temë të vetme. Tema e trajtës së shquar të këtyre emrave ndërtohet me anë ndërrimesh nga tema e emërores së pashquar. Trajtat e tjera rasore të së shquarës njëjës formohen duke i shtuar kësaj teme të re mbaresat rasore:

Trajta e pashquar    Trajta e shquar

emër      emr-i, emr-it, emr-in

mulli      mullir-i, mullir-it, mullir-in

krua      kro-i, kro-it, kro-in

vëlla      vëlla-i, vëllai-t, vëllai-n

dhe      dhe-u, dheu-t, dheu-n

punë      pun-ës, punë-ën

zemër      zemr-ës, zemr-ën


Shënim.

1.Bëjnë përjashtim nga rregulla e mësipërme emrat femërorë që mbarojnë me zanoren –ë si dhe emri krye, që dalin me dy tema në të pashquarën, trajtat rasore të së shquarës i formojnë nga temat përkatëse të sh pashquarës.

Kërko në blogjet tona

Shkarkoni aplikacionin tonë

Ofrojmë platformën tonë edukative Download on the App Store Get it on Google Play
×

Cakto nivelin tënd!

Qendra jonë ofron test falas për përcaktimin e nivelit të gjuhës angleze dhe të gjuhës gjermane.