Kategoria gramatikore te vetes tek folja
Shpreh lidhjen midis folesit dhe kryefjales te fjalise. Kategoria gramatikore e vetes shprehet me anë mbaresash te posacme.
Folja ka tri veta:
Veten e pare: kur kryefjala e fjalise përfaqëson vete folesin
Veten e dytë: kur kryefjala e fjalise përfaqëson bashkebiseduesin
Veten e tretë: kur kryefjala e fjalise përfaqëson një a disa frymore a sende, qe s'marrin pjesë ne bashkebisedim.
Kemi edhe dy grupe tjera te kësaj kategorie gramatikore:
a) Foljet njevetore
b) Foljet pavetore
Foljet njevetore: qe mund te kenë një kryefjale te shprehur ose te nenkuptueshme.
Të tilla janë:
- foljet qe emertojne veprime karakteristike për kafshet dhe qe, si rrjedhim përdoren vetëm ne veten e tretë: kukarit (pula)
- foljet qe tregojnë dukuri atmosferike ose natyrore: bleron (livadhi etj)
- foljet e tipit: (s'më) besohet, (me) duket etj.
- disa folje kalimtare, si: di, lejoj, them etj.
- edhe foljet: jam, vij, shkoj, dal etj., ne shprehje te tilla: (s') është mirë - më vjen mirë
Foljet pavetore: qe nuk kanë kryefjale te shprehur, as te nenkuptueshem.
Të tilla janë:
- disa folje ose shprehje foljore qe emertojne dukuri atmosferike: vetetin, bubullin etj.
- foljet me vlerë module: duhet dhe do
- folja kam ne veten e tretë njejes, kur përdoret me kuptimin e foljeve: ndodhet, ekziston.
- disa folje jokalimtare ne formë joveprore te shoqeruara ose jo me një pjesez mohimi. s'shkohet, s'rrihet etj.
Klasifikimi i foljeve ne zgjedhime
Zgjedhim quhet teresia e formave te shtjelluara qe merr folja sipas vetes, numrit, menyres e kohes, si edhe e formave te pashtjelluara.
Zgjedhimi ne gjuhen shqipe eshte dy llojesh: vepror dhe jovepror. Format e ndryshme, qe merr folja gjate zgjedhimit te saj, jane sintetike dhe analitike.
Format sintetike te foljes ndertohen:
1. Me ane te mbaresave vetore, p.sh.: la-j, la-n, la-jme, la-ni...
2. Me ane te nderrimeve fonetike, qe peson tema e foljes, p.sh. njoh : njeh.
3. Njeherazi me ane mbaresash vetore dhe nderrimesh fonetike, p.sh.: dal - dol-a.
4. Me ane prapashtesash temeformuese te plotesuara ndonjehere edhe me mbaresa vetore, p.sh.: la-fsh-a.
5. Me ane te supletivizmit, te plotesuar edhe me mbaresa vetore ose me prapashtesa temeformuese, si p.sh.: jam - qe-she, qe-ne.
6. Me ane te perngjitjes, p.sh.: qen-kam, qen-kesha.
Format analitike te foljes ndertohen:
1. Me ane te foljeve ndihmese kam dhe jam, p.sh.: kam lare, kisha lare, pata lare, paskam lare, paskesha lare..
2. Me ane te pjesezave formante, p.sh.: te laj, te laja, duke lare, pa lare
Foljet e rregullta te se shqipes se sotme ndahen ne tri zgjedhime:
- Ne zgjedhimin e pare përfshihen foljet me teme ne zanore ose tog zanoresh, qe ne veten e pare njejes te kohës se tashmë narrin mbaresen -j, si: puno-j. Ky zgjedhim perfshin shumicen e foljeve.
- Ne zgjedhimin e dytë përfshihen foljet me teme ne bashketingellore, si: hap. Ky zgjedhim ka pushuar se qeni prodhimtar.
- Ne zgjedhimin e tretë përfshihen foljet me teme ne zanore, qe ne te tri vetat e njejesit te kohës se tashmë te mënyrës deftore dalin me mbarese zero, si: ve, ze,di. Ky zgjedhim perfshin një numer te vogël foljesh dhe nuk është prodhimtar.
Zgjedhimi i foljes punoj- Jokalimtare
Pjesorja:
punuar
Paskajorja:
për të punuar
Përcjellorja:
duke punuar
Mënyra Dëftore
E tashmja: punoj, punon, punon, punojmë, punoni, punojnë
E pakryera: punoja, punoje, punonte, punonim, punonit, punonin
E kryera e thjeshtë: punova, punove, punoi, punuam, punuat, punuan
E kryera: kam punuar, ke punuar, ka punuar, kemi punuar, keni punuar, kanë punuar
Më se e kryera: kisha punuar, kishe punuar, kishte punuar, kishim punuar, kishit punuar, kishin punuar
E kryera e tejshkuar: pata punuar, pate punuar, pat(i) punuar, patëm punuar, patët punuar, patën punuar
E ardhmja: do të punoj, do të punosh, do të punojë, do të punojmë, do të punoni, do të punojnë
E ardhmja e përparme: do të kem punuar, do të kesh punuar, do të ketë punuar, do të kemi punuar, do të keni punuar, do të kenë punuar
E ardhmja e së shkuarës: do të punoja, do të punoje, do të punonte, do të punonim, do të punonit, do të punonin
E ardhmja e përparme e së shkuarës: do të kisha punuar, do të kishe punuar, do të kishte punuar, do të kishim punuar, do të kishit punuar, do të kishin punuar
Mënyra Lidhore
E tashmja: të punoj, të punosh, të punojë, të punojmë, të punoni, të punojnë
E pakryera: të punoja, të punoje, të punonte, të punonim, të punonit, të punonin
E kryera: të kem punuar, të kesh punuar, të ketë punuar, të kemi punuar, të keni punuar, të kenë punuar
Më se e kryera: të kisha punuar, të kishe punuar, të kishte punuar, të kishim punuar, të kishit punuar, të kishin punuar
Mënyra Habitore
E tashmja: punuakam, punuake, punuaka, punuakemi, punuakeni, punuakan
E pakryera: punuakësha, punuakëshe, punuakësh(punuakej), punuakëshim, punuakëshit, punuakëshin
E kryera: paskam punuar, paske punuar, paska punuar, paskemi punuar, paskeni punuar, paskan punuar
Më se e kryera: paskësha punuar, paskësh punuar, paskësh(paskej) punuar, paskëshim punuar, paskëshit punuar, paskëshin punuar
Mënyra Dëshirore
E tashmja: punofsha, punofsh, punoftë, punofshim, punofshi, punofshin
E kryera: paça punuar, paç punuar, pastë punuar, paçim punuar, paçi punuar, paçin punuar
Mënyra Kushtore
E tashmja: do të punoja, do të punoje, do të punonte, do të punonim, do të punonit, do të punonin
E kryera: do të kisha punuar, do të kishe punuar, do të kishte punuar, do të kishim punuar, do të kishit punuar, do të kishin punuar
Mënyra Urdhërore
E tashmja: puno, punoni