Në English For Life, të mësuarit e një gjuhe të huaj nuk është vetëm një proces arsimor, por është një përvojë e gjallë, kreative dhe ndërkulturore që të bën ta ndjesh gjuhën, jo ta mësosh mekanikisht.
Shkolla jonë ndodhet në qytetin e Kumanovës, por vlenë edhe për nxënësit e rajonit të Komunës së Likovës, dhe është një prej institucioneve më inovative të mësimit të gjuhëve të huaja në rajon.
Dy gjuhë, një përvojë e veçantë
Në English For Life, studentët kanë mundësinë të mësojnë dy nga gjuhët më të rëndësishme në botë, pra anglishten dhe gjermanishten.
Programet tona janë të ndërtuara në mënyrë që çdo student, pavarësisht moshës apo nivelit, të përparojë me siguri në të folur, të dëgjuar, të lexuar dhe të shkruar.
Ne përdorim metoda moderne komunikative, lojëra interaktive dhe ushtrime të bazuara në situata reale, duke bërë që mësimi të jetë sa efektiv aq edhe argëtues.
Mësim modern dhe dinamik
Orët tona nuk janë thjesht leksione, ato janë përvoja të gjalla. Studentët përfitojnë nga sistemi profesional i dëgjimit (5.1 speakers), që e ndihmon veshin të mësojë si në kushte reale.
Ata zhvillojnë aftësi të shkëlqyera të shkrimit dhe komunikimit, përmes metodave praktike që kombinojnë kreativitetin dhe teknologjinë.
Kështu, çdo orë në English For Life është e mbushur me energji, humor dhe frymë bashkëpunimi.
Një udhëtim kulturor përtej librave
Mësimi i gjuhës tek ne shkon përtej fjalorit dhe gramatikës. Studentët njihen me historinë, kulturën dhe traditat e vendeve ku fliten këto gjuhë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Zvicrën dhe Austrinë.
Kështu, ata jo vetëm që mësojnë si të flasin anglisht apo gjermanisht, por edhe si të mendojnë dhe të ndihen si një vendas.
Aplikacioni ynë dhe teknologjia në shërbim të dijes
Ndryshe nga shkollat e tjera që përdorin platforma të përgjithshme si Google Classroom apo Microsoft Teams, ne kemi krijuar aplikacionin tonë zyrtar “English For Life”, i cili mund të shkarkohet në App Store dhe Play Store.
Ky aplikacion nuk e zëvendëson profesorin, por bashkëpunon me nxënësit dhe profesorin. Në vend të fletores së punës, studentët bëjnë ushtrimet në aplikacion, i cili i kontrollon automatikisht, jep reagime të menjëhershme (feedback) dhe shpërblime digjitale për çdo arritje.
Në këtë mënyrë, çdo student ndjek progresin e vet dhe mëson me ritmin e tij, duke e përjetuar mësimin në mënyrë moderne dhe efikase.
Një atmosferë që të bën të ndihesh sikur je jashtë vendit
Në momentin që hyn në qendrën tonë të English For Life, e ndien menjëherë ndryshimin.
Çdo ambient është krijuar që të frymëzoje, që të bën të ndihesh sikur je në një qytet anglez apo gjerman.
Mësuesit tanë janë profesionistë të përkushtuar, që ndihmojnë çdo student të flasë me vetëbesim dhe të arrijë qëllimet e tij akademike apo profesionale.
English For Life është më shumë se një shkollë
Ne jemi një familje gjuhësh dhe kulturash, një vend ku çdo student ndihet i vlefshëm dhe çdo sukses vlerësohet.
Në English For Life, ti nuk mëson vetëm një gjuhë, ti ndërton një të ardhme.
Nëse dëshiron të flasësh rrjedhshëm anglisht apo gjermanisht, të ndihesh si në vendin e gjuhës dhe të mësosh me teknologji moderne, atëherë English For Life në Kumanovë është vendi i duhur për ty!