Përvojë që nga 2008
English For Life LLC është qendër moderne e gjuhëve në Kumanovë, e cila vepron që nga viti 2008. Përmes metodologjive të ndryshme, teknologjisë dhe inovacioneve në arsim, ne krijojmë një përvojë mësimore bashkëkohore, efektive dhe të përshtatur për çdo nxënës.
Jemi qendra e parë në rajon që kemi zhvilluar në mënyrë të pavarur një sistem tërësisht të dedikuar për mësim, së bashku me aplikacionin tonë mobil. Stafi ynë përbëhet nga profesorë të trajnuar dhe me përvojë, të gjithë me diplomë master ose kualifikime më të larta akademike.
Që nga viti 2008, mësojmë, frymëzojmë dhe ndërtojmë të ardhmen përmes dijes.