Rregullat dhe kushtet në English For Life LLC
*Rrespekte ndaj kolegëve si dhe ndaj profesorit përkatës.
*Në fund të çdo niveli testoheni me: shkrim, lexim, të folur si dhe në dëgjim .
*Nxënësit që kanë të kompletuar dy nivele e më shumë në shkollën tonë, në të gjitha garat (kombëtarë e ndërkombëtare) kudo që të mbahen duhet të prezantohen në emër të shkollës së gjuhëve të huaja 'English For Life', Kumanovë. Përndryshe, në rast se nuk veprojnë komfort politikave të shkollës tonë, ato nxënës menjëherë largohen nga shkolla jonë.
*Për çdo mungesë tuajën që bëni, orët nuk zëvendësohen; ndërkaq, në rast se profesori/profesoresha mungon atëherë ato orë zëvendësohen.
*Rrespekto privatësinë e kolegëve tuaj.
*Pagesa bëhet në fillim të muajit, që kur bëhet regjistrimi juaj.
*Për çdo dëmtim apo shkrim që bëni mbi karrike apo bankat e shkollës jeni të detyruar ta paguani një denim të caktuar sipas vlerës së dëmit.
*Për çdo nivel që kryeni jeni të detyruar të bëni testin përfundimtarë dhe të merrni çertifikatën e vulosur nga shkolla jonë.
*Për të hyrë në testin përfundimtarë dhe të merrni çertifikatën duhet të vijoni kursin minimum tre muaj.
*Librat nuk munden të huazohen por vetëm se të lexohen brenda objektit tonë.
*Nuk lejohet sjellja e asnjëlloj ushqimi apo pije brenda objektit (Uji për pije ofrohet në çfarëdo kohe nga qendra jonë).
*Nuk lejohen detyrat të kopjohen nga shokët apo nga interneti. Qendra jonë posedon softuerët më të sofistikuar kundër plagjiaturës, andaj çdo kopjim nga interneti apo diku tjetër rezulton me largim nga qendra jonë.
*Në rast se zhvillohet mësimi Online nga aplikacionet Zoom dhe English For Life, jeni të detyruar që kamerën ta keni të aktivizuar.
*Zhvillimi i orëve Online rreptësisht është i ndaluar të inçizohet apo fotografohet.
*Aplikacioni i shkollës tonë 'EnglishForLife' është në përputhje me të gjitha normat ndërkombëtare për politikën e privatësisë. Edhe atë duke u bazar në General Data Protection Regulation (GDPR).
*Emri, mbiemri, emaili dhe nr i telefonit tuaj përdoren për të menaxhuar kontaktin shkollë-nxënës (vice-versa) si dhe për të menaxhuar akontin tuaj në aplikacionin tonë.
Ju dëshirojmë mirëseardhje në qendrën e gjuhëve English For Life LLC, Kumanovë, Maqedoni e Veriut!